Rekomandimet janë propozuar përmes deputetit të ASH-së, Halil Snopçe në Komisionin për Çështje Evropiane:
Në Korrik të vitit të kaluar po prej kësaj foltoreje e përshendeta programin ambicioz dhe premtues të presidencës Sllovene atëherë dhe urova që ai program të realizohet, respektivisht të plotësohet.
Atëherë potencova se për ne si shtet pretendent për unionin europian interes të vecantë gezojnë katër prioritete të atij programi e që preknin sferën e interesave të politikës së jashtme të bashkimit europian.
Prioriteti I parë ishte avansimi I shtetit të së drejtës si vlerë e përbashkët europiane, nën dy vazhdimi I procesit të zgjerimit të bashkësisë europiane drejt ballkanit perëndimor, nën tre, propozuam organizimin e konferencës për të ardhmen e europës.
Dhe poashtu vecova një prioritet tjetër e që kishte të bënte
me forcimin e zonës shengen që ishte poashtu njëri nga prioritetet e presidencës Sllovene.
Këtyre prioriteteve, tash i shtohen edhe ballafaqimi me krizën energjetike si dhe cështja e sigurisë si pasojë e agresionit Rus në Ukrainë.
Ne si opozite shqiptare në parlamentin e maqedonisë, vitin e kaluar kishim një serë rekomandimesh për presidencën Slovene.
Në lidhje me shtetin e së drejtës thamë se duke marrë parasysh degradimin e sistemit të së drejtës, ngritjen enorme të korupsionit dhe krimit të organizuar I rekomanduam presidencës Sllovene që të nis një debat për shtrirjen e mekanizmave europiane për shtetin e së drejtës edhe në vendet e Ballkanit perëndimor që kanë vokacion për tu bërë pjesë e bashkimit europian. Ne si Aleancë për Shqiptarët nuk kemi marrë pjesë në një organizim të tillë, respektivisht nuk kemi patur ftesë në ndonjë eveniment të tillë që I bie se rekomandimi I parë nuk është marrë parasysh fare. Të njëjtën gjë I rekomandojmë tani edhe presidences Çeke, duke shpresuar se një debat I tillë do të ketë impakt në instalimin e këtyre vlerave.
Në lidhje me cështjen e dytë, I shprehëm pritjet tona që të ofrohet zgjidhje në lidhje me kontestin me Bullgarinë duke siguruar përfshirjen e opozitës së dy vendeve për të gjetur një zgjidhje win-win per të dy vendet. Në kuadër të kësaj dhamë opinionin tonë se Maqedonia e Veriut sa më parë të bëjë një qeveri të zgjeruar me perfshrjen e të dy blloqeve opozitare për të marrë përgjegjësinë bashkërisht para se të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare duke I ndarë edhe meritat, por edhe pergjegjësitë. Ne thamë se jemi të gatshëm që si opozitë shqiptare të japim kontributin dhe të marim pergjegjësinë për të c’bllokuar perspektivën e vendit. Vetëm me marrjen e pergjegjësive nga të dy
blloqet, qeveri dhe opozitë mund të ketë zgjidhje të problemit.
Ky rekomandim nuk u plotësua. Ne si opozitë shqiptare e dhamë kontributin tonë. Votuam propozimin Francez. Bile ishim edhe vendimtar në sigurimin e kuorumit në parlament. Njësoj sic dhamë kontribut për marrëveshjen e prespës, për c’bllokimin e kontestit me Greqinë, njësoj sic dhamë kontribut gjatë referendumit për ndryshimin e emrit etj. Pra, cdoherë kur ka qenë interesi strategjik europian ne kemi qenë faktori vendimtar pavarësisht se jemi parti
opozitare. Por mosplotësimi I ketij rekomandimi që e dhamë vitin e kaluar presidencës Sllovene, ende e vë në dyshim hapjen e negociatave. Gjatë votimit të propozimit francez freskët e kemi ndasitë që u krijuan në parlament. Dhe vështirë të besohet se do ti bejmë ndryshimet kushtetuese nëse ky rekomandimi ynë nuk
plotësohet. Ende jemi të bindur në atë që kemi thënë edhe vitin e kaluar dhe pa plotësimin e këtij rekomandimi mendojmë se nuk do arijmë ti bëjmë ndryshimet kushtetuese si kushtin krysor për hapjen e negociatave. Shpresojmë që presidenca Çeke të angazhohet seriozisht në lidhje me këtë rekomandim të dytë.
Në lidhje me rekomandimin e tretë, pra, për një Konferencë për të ardhmen e Europës, ne vazhdojmë të mendojmë që Ballkani perëndimor duhet të jetë prioritet në vete dhe pjesë e procesit. Kompletimi I Europës dhe antarsimi I gjashtë vendeve te ballkanit perëndimor duhet të mbetet prioritet dhe shpresojmë që presidenca Çeke të shtyjë këtë prioritet. Thamë se stërzgjatja e
procesit, hap shtigjet për influencë të ndryshme nga shtete jashta unionit europian dhe SHBA-ve. Dëshirojmë të pranojmë apo jo, vitin a kaluar u rritën këto influencë dhe poashtu rritet euroskepticizmi. Pra, presidenca Ceke duhet të ketë parasyshë këto fenomene të rezikshme për Bashkimin europian. Poashtu edhe në lidhje me cështjen e katërt, që ka të bëjë me sigurimin e zonës
shengen, thamë se nuk mund të ketë siguri pa rend dhe ligj në shtetin tonë.
Atëherë e përmendëm skandalin e pasaportave ku u mundësua që qindra kriminëleve dhe narkodilerëve të kërkuar nga interpoli, të shëtisin lirshëm me pasaportat e shtetit tonë me ndihmën e pushtetit aktual. Pra, ato zhvillonin aktivitetin e tyre kriminel në zonën shengen me pasaportat e blera nga shteti ynë dhe me identitet të shtetasve tonë. Kjo ka rezikuar sigurinë e tërë europës dhe ka kushtuar jetë të rinjsh europian për shkak të narkotrafikut.
Ne atëherë potencuam që presim nga presidenca Sllovene që këtë cështje të ngrisë lart në dialogun politik me republiken e maqedonisë së veriut dhe të kërkojë përgjegjësi politike sepse të gjithë e dimë që kjo skemë nuk ka mund të implementohet nga
ofiqarë të thjeshtë dhe pa përfshirje të njerëzve nga politika e lartë.
Kjo gjë nuk ndodhi dhe prandaj presim që presidenca Çeke të vazhdojë të insistojë në përgjegjësi politike që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në sigurinë e zonës shengen.
Pra, prioritet e potencuara nga këndvështrimi ynë vitin e kaluar mbeten aktuale edhe këtë vit, dhe në sinqerisht presim nga presidenca Çeke që ti merr seriozisht këto rekomandime.
Dëshiroj të ndalem pak edhe në qasjen e komisionit europian që bën spine nëpërmjet deklaratave se I kemi hapur negociatat, sikurse edhe përfaqesuesit e qeverisë dhe në fakt me këtë qasje në një lloj forme nuk janë korekt dhe të sinqertë me qytetarët e maqedonisë së veriut. Duhet pranuar se negociatat në fakt nuk janë hapur. Ashtu sic shkruan qartë në raportin e komisionit europian,
Shqipëria I ka hapur negociatat ndërsa për maqedoninë do të hapen në momentin kur të votohen ndryshimet kushtetuese.
Ne si Aleancë për Shqiptarët e përkrahem propozimin Francez. E perkrahëm pasi mendojmë se maqedonia nuk ka alternativë tjetër. Alternativa e vetme është rruga drejt vlerave europiane. Drejt Unionit Europian. Ato vlera janë lufta kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit enorm. Ato janë vlera për instalimin e
sistemit të së drejtës. Ato janë vlera për instalimin e demokracisë.
Pa një sistem të vërtetë të vlerave demokratike, nuk mund të luftohen fenomenet devijante në shtet dhe nuk mund të arrihen vlerat e vërteta europiane. Ne thame qartë edhe po që se e marim datën për nisjen e negociatave, ajo do të jetë një gjë koti, nëse
me të vërtetë gjithë së bashku nuk angazhohemi për instalimin e këtyre vlerave. Serbia dhe Mali I Zi për shembull kanë nisur negociatat para një dekade, por Serbia ende vazhdon të jetë një shtet autokrat. Mali I Zi ende vazhdon të jetë shtet I korruptuar. Do të thotë, edhe pas 10 viteve ato nuk kanë aritur të instalojnë
sistemin e vërtetë të vlerave europiane në shtetet e tyre, pavarësisht se I kanë nisur negociatat para 10 viteve.
Pra, nuk ka nevojë për spine të tilla nga komisioni europian. Kjo qasje e komisionit europian për hapjen e negociatave me Maqedoninë, njësoj sikurse qasja me liberalizimin e vizave me Kosovën, është qasje e gabuar sepse në fakt është një mashtrim i qytetarëve që si pasojë mundet, sidomos te qytetarët maqedonas
me shkaktu euroskepticizëm.
Në fund uroj që objektivat të realizohen edhe praktikisht dhe jo vetëm deklarativisht duke dëshiruar sukses kryesimit të Çekisë.