Rejtingu i partive sipas sondazhit të fundit

Sondazhi i fundit nga Instituti për Kërkime Politike në Shkup (IPIS) bën fituese absolute BDI-në te partitë shqiptare informon Bashke.tv. Ky Institut kreu një studim të shkurtër ndërmjet periudhës 2 dhe 6 dhjetor 2019 ku ishin përfshirë mbi 1121 të rritur në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut . Në sondazh, qytetarët shprehën pikëpamjet e tyre për mbështetjen e tyre për partitë politike përcjellë Bashkë.tv

Për të ruajtur rëndësinë dhe paanshmërinë e hulumtimit, u krijua një pyetësor i paanshëm dhe objektiv mbi bazën e të cilit studimi u bë më vonë. Hulumtimi ka respektuar karakteristikat demografike të popullsisë si gjinia, grupmoshat, arsimi dhe përkatësia etnike, me një ndarje të duhur të të anketuarve sipas vendbanimit dhe përfaqësimit rajonal, përfshirë këtu edhe kryeqendrën Shkupin në veçanti.

Bashkëngjitur më poshtë janë rezultatet e sondazhit në lidhje me vlerësimet e partive politike, i cili tregon mbështetjen e përgjithshme të partive politike në krahasim me dy sondazhet e publikuara më parë, si dhe vlerësimet e maqedonasve dhe shqiptarëve.