Reims – PSG: Messi e nis nga stoli, por titullar është i shumëkërkuari nga Real Madridi Mbappe

Lionel Messi do ta nisë nga banka e rezervistëve aventurën në Paris Saint-Germain, në ndeshjen e sotme kundër Stade de Reims në Ligue 1.

Por titullar do të luajë Kylian Mbappe, për të cilin është përfolur bujshëm gjatë gjithë javës se do të kalojë në
Trajtimi më i mirë i prostatës-100% kënaqësi e garantuar!

Nga stoli për Reims do ta nisë takimin edhe mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha.

Takimi i javës së katër në Ligue në mes Reims dhe PSG-së zhvillohet në orën 20:45.

Messi pritet ta bëjë debutimin e shumëpritur për PSG-në nga stoli, rreth tri javë pasi iu bashkua gjigantit francez.

Superylli argjentinas iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë në fillim të gushtit dhe nënshkroi marrëveshje dyvjeçare, me mundësi për edhe një vit tjetër.

Messi u largua nga Barcelona, klubin e vetëm për të cilin kishte luajtur gjatë gjithë karrierës, pasi katalonasit nuk ishin në gjendje t’i ofronin kontratë të re atij si pasojë e rregullave financiare të La Ligës. /Gazeta Express/