Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë kryer 1 375 teste dhe prej tyre ka rezultuar vetëm një rast pozitiv, në qytetin e Kumanovës, mbas 16 muajsh pandemi. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar edhe 77 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 3 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.418 raste, prej të cilëve 149.496 janë shëruar, kurse 5 458 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 464 raste aktive me virusin Korona.
Lajme Regjistrohet vetëm një rast me virus në 24 orët e fundit, 3...