Një tërmet me magnitudë 6,4 ballë ka ndodhur në provincën Hormozgan në jug të Iranit, transmeton Anadolu. Sipas deklaratës së bërë nga Qendra e Sizmologjisë pranë Universitetit të Teheranit, tërmeti ka ndodhur në orët e pasdites me kohën lokale, ndërsa epiqendra tij ishte në qytetin Qeshm të provincës Hormozgan.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 18 kilometrash.Nuk është raportuar për viktima ose dëme materiale deri më tani.