Regjistrohet një viktimë nga zjarret në Shqipëri

Një 60 vjeçar nga Gjirokastra është dhe viktima e parë e shënuar nga zjarret e ditëve të fundit në Shqipëri, ndërkohë bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë.

Burime për mediat bëjnë me dije se për shkak të flakëve të zjarrit është asfiksuar dhe ka humbur jetën 60-vjeçari nga fshati “Asim Zenel” në Gjirokastër.

Sipas informacioneve mësohet se çifti i bashkëshortëve janë përpjekur që të shuajnë flakët e zjarrit, por fatkeqësisht kjo i ka kushtuar jetën 60-vjeçarit, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.