Regjistrohen dy viktima dhe 590 raste të reja me virus

epa08829045 Man wearing protective mask,walks in front of a COVID-19 center at the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, Republic of North Macedonia, 19 November 2020. Due to the high number of COVID-19 cases the authorities in the country are considering new measures to restrain the disease. North Macedonia is one of the worst in Europe in deaths per capita, having 1397 people who died, with population of two millions, until 18 November 2020 with the symptoms of COVID-19 since the start of the pandemic. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 590 raste të reja Covid-19, nga 1.593 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 583 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima, një 72-vjeçar nga Shkupi dhe një 82-vjeçar nga Ohrit, që të dy kanë ndërruar jetë me diagnozë Covid-19, në kushte spitalore.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 336.041,, numri i të shëruarve është 323.051, numri i të vdekurve është 9.426 dhe numri i rasteve aktive është 3.564.