Regjistrohen 766 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.748 teste të kryera janë regjistruar 766 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 521 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 486 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 3 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 03.01.2022 deri 11.01.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 245.398 raste, prej të cilëve 220.886 janë shëruar, kurse 8.115 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 16.397. raste aktive me koronavirus.