
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 68 raste të reja Covid-19, nga 1.231 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 40 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë, 83-vjeçar nga Shkupi. Sipas regjistrit “Termini im” janë regjistruar dy viktima, një 71-vjeçar nga Manastiri dhe një 71-vjeçar nga Prilepi, që kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, e që janë raportuat si të vdekur në periudhën 18 – 28.09.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 344.031, numri i të shëruarve është 324.202, numri i të vdekurve është 9.564 dhe numri i rasteve aktive është 265.





