Regjistrohen 602 shkelje për mosmbajtje të maskës

Gjatë 24 orëve të fundit (24/25.12.2020) janë regjistruar gjithsejtë 602 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë kundër përhapjes së koronavirusit. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.