Regjistrohen 53 raste të reja me virus

FILE PHOTO: Medical personnel stand next to ambulances with COVID-19 patients as they wait in the queue at a hospital for people infected with coronavirus disease in Kyiv, Ukraine March 30, 2021. REUTERS/Gleb Garanich/File Photo

Ministria e Shëndetësisë informon se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.185 teste, ndërsa janë regjistruar 53 raste të reja me Covid-19 dhe 94 pacientë të shëruar.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (53), janë regjistruar nëntë riinfeksione.

MSH informon se deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.061.739 testime të COVID-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 312.345, numri i të shëruarve është 302.602, numri i të vdekurve është 9.311 dhe numri i rasteve aktive është 432.