Regjistrohen 511 raste të reja me virus

FILE PHOTO: Medical personnel stand next to ambulances with COVID-19 patients as they wait in the queue at a hospital for people infected with coronavirus disease in Kyiv, Ukraine March 30, 2021. REUTERS/Gleb Garanich/File Photo

Ministria e Shëndetësisë së Maqedoni njofton se 24 orët e kaluara janë kryer 1.489 teste, ndërsa janë regjistruar 511 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 264 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Në Regjistrin “Termini Im” janë konfirmuar dy viktima nga Shkupi (72 dhe 88). Personat kanë ndërruar jetë me datë 05.07.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 316.729, numri i të shëruarve është 305.503, numri i të vdekurve është 9.337, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.889.