Regjistrohen 415 raste të reja me virus korona, qindra të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.549 teste të kryera janë regjistruar 415 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 244 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 19 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 99.584 raste, prej të cilëve 89.002 janë shëruar, kurse 3.037 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 6.525 raste aktive.