Regjistrohen 4 viktima dhe 64 raste të reja me virus

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 64 raste të reja Covid-19, nga 965 testime të bëra, përcjell TV21. Kanë vdekur 2 pacientë, janë regjistruar 296 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga sistemi “Termini im”, është regjistruar edhe dy viktima që ka ndërruar jetë në periudhën kohore prej 05.03. deri 12.03.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 303.418, numri i të shëruarve është 292.344, numri i të vdekurve është 9.184 dhe numri i rasteve aktive është 1.890.