Regjistrohen 322 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë 24 orëve të fundit sipas raportit të Ministrisë për Punë të Brendshme janë regjistruar 322 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv kundër përhapjes së koronavirusit. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.