Regjistrohen 30 viktima dhe 447 raste të reja me virus, shërohen 620 persona

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3034 teste të kryera janë regjistruar 447 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 620 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 30 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 151. 569 raste, prej të cilëve 131.530 janë shëruar, kurse 4.772 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 15.267 raste aktive me virusin korona.