Regjistrohen 198 raste të reja me virus

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 198 raste të reja Covid-19, nga 1.996 testime të bëra, përcjell TV21. Kanë vdekur 4 pacientë, janë regjistruar 276 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar 5 të vdekur nga data 27.02.2022 deri 02.03.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 301.491, numri i të shëruarve është 290.254, numri i të vdekurve është 9.146 dhe numri i rasteve aktive është 2.091.