Regjistrimi 2022!?

Shkruan: Muhamed Halili

Fillimisht kisha dashur që opozita (më shumë maqedonase se ajo shqiptare)
përmbajtjen e këtij teksti mos ta interpretojë si synim timin të mbrojë ndonjë opsion
politik, posaçërisht jo opsionet qeveritare por si një synim të japë kontrbut në
afirmimin e një procesi i cili është domosdoshmëri e kohës qoftë në Evropë e jashtë
saj: atë të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive shtëpiake.
Synimi im është që opinionit t’ia tansmetojë përvojën time jetësore e politike në lidhje
me regjistrimet e popullsisë në ish RSFJ, dhe mëpastaj edhe në Republikën e
pavarur të Maqedonisë
Në ish RSFJ, në vitin 1981 si profesor i ri konkurova në një konkurs që e shpalli Enti
për statistikë e që kishte të bëjë me regjistrimin e rregullt dhjetëvjeçar të popullsisë
në ish federatë. Pasi nga komisioni më kishin zgjedhur si regjistrues, Enti për
statistikë organizoi një edukim të posaçëm për të gjtihë ne, dhe pastaj filloi procesi i
regjistrimit të popullatës dhe ekonomive shtëpiake. Natyrisht sipas ligjit regjstrimin e
bëmë me formularë në gjuhën shqipe. Personat të cilët për një arsye ose një tjetër
në çastin e regjistrimit nuk ishin në shtëpi, në bazë të dokumentacionit mundej t’i
regjistroj edhe ndonjë anëtar tjetër i familjes në bazë të dokumentacionit përkatës.
Atëherë (edhepse edhe atëherë jetonim në Evropë) qytetarët nuk ndaheshin në
jorezident dhe rezident si tash por nga numri i përgjithshëm i popullatës theksohej në
bazë të deklarimit personal se një numër i caktuar personash janë me vendbanim
jashta shtetit por janë pjesë e numrit të përgjithshëm të banorëve të shtetit.
Regjistrimi filloi dhe mbaroi pa ndonjë tension të duhur politik edhe si gjithnjë kur
bëhet fjalë për shifra etnike dyshimet janë të paevitueshme.
Pastaj Republika e Maqedonisë u bë shtet i pavarur. Disa deputetë të VMRO-
DPMNE-së së atëhesrhme në bashkëpunim me qarqe shoveniste lansuan tezën se
shqiptarët janë prej 10-15% e popullatës së përgjithëshme.
Kundër teza jonë ishte se ne jemi prej 30-40% e popullsisë së përgjithëshme.
Institucionet evropiane kërkonin regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive shtëpiake
dhe për këtë duhej sjellur ligji përkatës. Për fat të keq edhe kësaj rradhe opozita
maqedonase vazhdoi me politikën e saj të reduktimit të drejtave gjuhësore dhe të
drejtave tjera dhe me amandament (të cilin e votoi dhe partneri ynë i koalicionit
LSDM) nga propozim ligji u fshi formulari në gjuhën shqipe. Kjo gjë na hidhëroi tepër
dhe e mori përgjigjen shpejt nga PPD dhe grupi i saj parlamentar.
Në bisedat ndërpartiake mes LSDM-PPD, pjesmarrja jonë u kushtëzua si vijon:
-Regjistrim vetëm me formularë shqip;
-Regjistrim ku një formularë do të mbante Enti statistikor dhe një formular i
regjistruari;
-Diaspora mos të ndahej por të llogaritej pjesë e popullatës së përgjithëshme;
-Enti i statistikës të punësonte shqiptarë që do ta organizonin regjistrimin sepse të
punësuar shqiptar kishte simbolikisht të pranishëm.

-Enti statistikor të përfshinte numër të barabartë të regjistruesve në regjionet e
përziera etnike të regjistrimit;
Bashkëbiseduesit maqedonas të dirigjuar jo nga kryeministri por nga kryetari i shtetit
Gligorov tentonin të na bindin se regjistrimi është proces statistikor dhe proces i
regjistrimit të etnisë dhe gjuhës por i qytetarëve nuk arritën të na bindin dhe PPD
shpalli bojkot të regjistrimit.
Në mënyrë që t’i zgjidhë mospajtimet dhe ta plotsojë kërkesën e PPD-së për
organizim të regjstrimit me mbikqyrje ndërkombëtare Këshilli i Evropës vendosi t’i jep
asistencë Maqedonisë. Në vitin 1994 Këshilli i Evropës i besoi Entit zvicran për
statistikë regjistrim të popullsisë në Maqedoni.
Harmonizimi i tekstit të Ligjit për regjistrim të popullsisë dhe metodologjisë së punës
u bë mes Entit zvicran për statistikë përfaqsuar nga ekipi i drejtorit Verner Haug,
qeverisë të cilën e përfaqsonte ministrja pa portofol e LSDM Gordana Siljanoska,
dhe Grupit parlamentar PPD-PDP të cilin në cilsinë e koordinatorit e përfaqsoja unë.
Diku nga fundi i regjistrimit dega e PPD-së në Dibër, përkundër vendimit të Kryesisë
qendrore të PPD-së, shpiku disa kushte “patriotike” dhe regjstrim për rrethinën e
Dibrës nuk u bë në terren por me simulim statistikor. Numri i shqiptarëve të
regjistruar si 22,9% dhe metodologjia e punës nuk u kontestua nga asnjë subjekt
politik apo jashtëqeveritar.
Pastaj erdhi regjistrimi i popullsisë së vitit 2002 i cili ishte paraparë në Marrëveshtjen
e Ohrit. Në një situatë postkonfliktuale nuk e mbaj mend se ndonjë subjekt polititk të
jetë ankuar nga “fryerja” e numrit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.
Konsideroj se nuk mund t’i largojmë dyshimet rreth ndërprerjes së procesit të
regjistrimit të vitit 2011 para se opinioni ti mësoj shkaqet pse koalicioni VMRO-
DPMNE-BDI vendosi ta ndërpresë regjistrimin, në kohën kur procesi ishte kah fundi
dhe ishin harxhuar një shumë e madhe parashë popullore.. Opinioni duhet ta dijë të
vërtetën midis shumë thashe-themesh.
Mendoj se Propozim ligji për regjistrimin e popullatës dhe ekonomive shtëpiake
është i nivelit të duhur dhe gjithashtu mendoj se do të duhej të votohet sëbashku me
metodologjinë e punës. Mundësia e propozimit të metodologjisë së punës për më
vonë le mundësi interpretimi për manipulime ndërpartiake. .
Diçka që mendoj se ka mbetur e pasqruar nga hartuesit e Propozim ligjit sepse nuk
është përfshirë në nenet 6 dhe 8 të Ligjit, por nga eksponentë të lartë politikë
qeveritar u plasua disa herë në opinion, (ajo që së pari e vërejtji prof. Shasivari)
kategori e popullatës rezidente dhe jorezidente.
Së pari konsideroj se nuk është bindëse për opinionin se qytetarët tanë të cilët mbi
një vit qëndrimi jashtë vendit do të duhej të jenë regjistruar si popullatë jorezidente ,
natyrisht duke u thirrur në “kritere evropiane” dhe të OKB-së sipas drejtorit të Entit
për statistikë.
Poqese Enti konsideron se patjetër duhet të jetë ashtu sipas “kritereve evropiane”,
atëherë koha e caktuar e jetesës jashtë vendit nuk guxon të jetë më e vogël se 5
vite. Asnjë vend evropian nuk jep leje të përhershme qëndrimi poqese të huajt nuk e
mbushin kriterin kohor prej 1-5 vite.
Koha e caktuar “të jetojë më tepër se një vit jashtë Republikës së Maqedonisë” do ta
ulë dukshëm numrin e vërtetë statistikor të të gjitha etnive që jetojnë në republikë

sepse disa kategori qytetarësh do të fshiheshin automatikisht me pa të drejtë nga
statusi i qytetarëve rezidentë sepse ekziston mundësia reale disa ditë, javë, muajë
ose vite pasi të jenë regjistruar si jorezidentë për shkaqe të ndryshme të kthehen në
vendlindje dhe deri në regjistrimin e ardhshëm statistikisht mos figurojnë si banorë
në numrin e përgjigjshëm të Maqedonisë por realisht të jetojnë, punojnë aty. Këtu do
të mund të përfshihen:
-studentët të cilët do të studjojnë jashtë vendit deri në përfundimin e studimeve;
-të rinjtë të cilët në bazë të lehtësimeve të akorduara nga Gjermania, jashtë procesit
të liberalizimit të vizave, mund përkohësisht të qëndrojnë dhe punojnë në Gjermani
me garancë nga ana e ndonjë punëdhënësi prej 1-4 vjet deri në marrjen e qëndrimit
të përhershëm atje;
-qytetarë të cilët kanë tentuar brenda një viti të punësohen në Amerikë, Azi, vende
afrikane, nuk kanë pasur sukses dhe kthehen në vend disa ditë, javë e muaj pasi në
procesin e regjistrimit janë regjistruar si jorezidentë,
Kjo kategori, si dhe kategoria tjetër e jorezidentëve mbi 5 vite qëndrimi jashtë vendit
të cilët kanë pjesë të familjes, pasuri të patundëshme, familjarë të tyre që jetojnë në
Maqedoni dhe që brenda vitit kthehen më së paku dy herë në vendlindjen e tyre dhe
e mbushin arkën e shtetit me djersën e tyre nuk është e njejtë me kategorinë e
jorezidentëve mbi 5 vite, që janë shtetas të shteteve në kontinente tjera (Australi,
Amerikë) dhe nuk kanë pasuri të patundëshme dhe kthehen në vendlindjen e tyre
çdo pesë ose dhjetë vite.
Në lidhje me kërkesën e opozitës shqiptare për një Komision republikan për
regjistrim konsideroj se kërkesa nuk është për ta refuzuar si praktikë e kaluar dhe si
nevojë e kontrollit politik mbi hilet e mundshme të institucionit profesional për
realizimit e këtj operacioni jo vetëm statistikor por edhe politik.
Megjithate konsideroj se teksti i Propozim ligjit për regjistrimin e popullatës ,
amvisërive dhe ekonomive shtëpiake është në nivel të duhur dhe i ka paraparë
segmentet që duhet ti përfshi një ligj. Kjo me siguri se është kontribut i
zavendësministrit të drejtësisë si një nga përfaqsuesit e qeverisë në kuvend.
Arsyeja që mua më duket e tepërt nevoja e konstituimit të një Komisioni republikan
për regjistrim qëndron në faktin se propozim ligjit në fjalë i jep privilegje dhe të drejta
të mëdha drejtorit të Entit për statistikë në menaxhimin me processin e refgjistrimit të
popullatës, me këtë edhe zavendësit të tij nëpërmjet nënshkrimit të lidhur.
Si mekanizëm për ta forcuar besimin për një proces statistikor me pasoja politike ligji
e parasheh edhe mekanizmin e kontrollit politik sepse asnjë akt i drejtorit nuk mund
të jetë valid pa nënshkrimin e zavendësit të tij i cili është i përkatësisë tjetër etnike,
në këtë rast shqiptar, por edhe i opsionit tjetër politik.
Nuk është e tepërt të pranohet se përfaqsuesit e opsionit politik shqiptar në qeveri
punën kryesore dhe kyçe e kanë bërë me mekanizmin e kontrollit direkt politik gjë që
duhet të përfundoj me zbatimin praktik të metodologjisë së punës.