Është vendosur që ndeshja e shtyrë e Interit kundër Bolognias të luhet më 27 prill.
Ndeshja midis Nerazzurrëve dhe Rossoblu ishte planifikuar fillimisht të luhej më 6 janar në Stadio Renato Dall’Ara në Bologna, por u anulua pasi skuadra e Sinisa Mihajlovic nuk u paraqit për shkak të shumë të infektuarve në kampin e “kuqekaltërve”.
Siç njoftoi Bordi i Garancive i Komitetit Olimpik Kombëtar Italian, ankesa e Interit është refuzuar dhe ata do të duhet të luajnë kundër Bolonjës më 27 prill. E njëjta gjë edhe për Atalantën, e cila bëri një apel të ngjashëm për ndeshjen e shtyrë kundër Torinos.
Është konfirmuar po ashtu edhe rezultati i ndeshjes ndërmjet Udineses dhe Atalantës, ku skuadra e Gian Piero Gasperinit fitoi 6-2.