Refuzimi i parë i Kurtit ndaj Borrellit, nuk shkon në takimin me Vuçiqin më 11 maj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Unë nuk mund të marrë pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vijë në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari, Borrell, nga mesi i muajit maj ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Kurti ka nisur të mërkurën takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schwartz, për Punë të Jashtme dhe ai për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Ky i fundit ka arritur në Bruksel të martën dhe po atë ditë ka pasur një takim joformal me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak.

Kurti së pari zhvilloi një takim me kryeministrin e Belgjikës Aleksandar De Croo, për të vazhduar më pas me takimet në Komisionin Evropian.

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka thënë se ka pasur një “takim të mirë, të parë” me Kurtin dhe të ka diskutuar për agjendën e reformave në gjyqësorin e Kosovës, për rimëkëmbjen ekonomike, procesin e vaksinimit, por edhe për aspektin evropian dhe atë trans-atlantik.

Kryeministri belg po ashtu u shpreh se gjatë këtij takimi, e ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të shtetit të tij për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga BE-ja.

Më 28 prill, Kurti do të ketë kryesisht takime me komisionarë të fushave që janë më pak politike, por që mbulojnë sektorë për të cilët Komisioni Evropian beson se kanë rëndësi edhe për Kosovën.

***

Kryeministri Kurti ka zhvilluar takime me homologun e tij belg Alexander De Croo.

E pas këtij takimi, është deklaruar De Croo.

Ai e ka vlerësuar takimin e parë me Kurti si mjaftë të mirë.

“Takim i parë i mirë me kryeministrin Albin Kurti.

Ne kemi diskutuar në lidhje me reformat në systemin e drejtësisë, përmirësimin e ekonomisë, vaksinat dhe perspektivën e saj evropiane dhe transatlantike.

E përsërita përkrahjen tonë të fuqishme për lehtësimin e dialogut politik me Serbinë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar De Croon në Twitter.

***

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka filluar vizitën zyrtare dy ditore në Bruksel.

Ai është pritur në takim bilateral nga kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo.

Në këtë takim, kryeministri De Croo ritheksoi mbështetjen e Belgjikës për synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla, e falënderoi kryeministrin De Croo për letrën e urimit me rastin e marrjes së detyrës, për mikpritjen, angazhimin dhe mbështetjen e dhënë Kosovës nga ai dhe shteti belg në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe transatlantik. Ai e njoftoi kryeministrin De Croo për përkushtimin dhe prioritetet e qeverisë për forcimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin ekonomik, dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Në takim, kryeministri Kurti dhe kryeministri De Croo, diskutuan rreth mundësive dhe formave të rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar midis dy vendeve, me vëmendje të veçantë te përfshirja e mërgatës sonë, e cila është integruar mirë dhe kontribuon në Belgjikë. U bisedua për vaksinat kundër COVID-19, angazhimin e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e tyre dhe mundësitë e mbështetjes së Belgjikës në këtë synim.

Në këtë takim morën pjesë edhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj dhe ministrja këshilltare, Gjeneza Budima.

Kurti nis takimet në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitat në Bruksel.

Ai është pritur në takim këtë të mërkurë nga homologu belg, Alexander Decroo.

“Vizitën time dyditore në Bruksel, në shtëpinë e institucioneve të Bashkimit Evropian, me një takim bilateral me Kryeministrin e Belgjikës, Alexander Decroo”.

“I shpreha prioritetet tona për punë dhe drejtësi, angazhimin tonë drejt BE-së dhe kërkova liberalizim të vizave”.

“U pajtuam që ta rrisim bashkëpunimin ekonomik”.