Reforma në Greqi, rreth 4 mijë produkte do të lirohen për deri 20%

Konsumatorët në Greqi do të vërejnë ulje të çmimeve për 18.1% në më shumë se 3 mijë produkte në supermarkete nga e premtja, kur edhe fillojnë masat qeveritare të orientuara për përballjen e inflacionit dhe nxitjes së konkurrencës në zinxhirin e furnizimit, njoftoi ANA.

Sipas Ministrisë për Zhvillim, përqindja e uljes që çmimeve del nga reforma e cila i obligon furnizuesit që t’i ulin ofertat për tregtarët e vegjël për 30%, për çfarë tregtarët do të jenë të detyruar që t’i ulin për të njëjtën shumë. Kjo solli deri te ulja çmimeve për më shumë se 3 mijë produkte.

Kjo masë përfshin produkte të përgjithshme për pastrimin e shtëpisë (detergjente për larjen e rrobave, detergjente për larjen e enëve, mjete për pastrimin e hapësirave për të gjitha qëllimet, zbardhues) dhe produkte për higjienë personale. Reforma solli ulje të dukshme të çmimit mesatar në shtatë kategori të produkteve.

Më saktë,
– për qumështin e foshnjave ulja do të jetë për 15%,
– për pelenat e foshnjave do të ulet për 18:1%,
– për shampoo dhe regjeneratorët ulja do të jetë për 17%,
– për pastat e dhëmbëve për 15.1% ndërkaq
– për detergjentet e larjes për 15.6%

Ministri i Zhvillimit, Kostas Skrekas tha:

“Kemi ndërmarrë një sërë masash të cilat do të fillojnë të zbatohen nga 1 marsi. Një sërë produktesh, thuajse 4 mijë prej tyre, në supermarkete kanë filluar të lirohen. Se sa do të jetë ulja, do të shihet ditëve në vijim. Nga dita e parë kemi bërë kontrolle dhe kemi parë deeskalim të çmimeve. Ulja e çmimeve do të mund të arrihet deri në 15%, por edhe deri në 20%”, tha Skrekas.