Reçica nuk u bë OKB, e as Ali Ahmeti nuk u bë si Butros Gali, tani po vrapon pas Bilall Kasamit!

Ali Ahmeti nuk u bë as Butros Butros Gali, e as Ban Ki Muni, kurse Reçica e Vogël nuk u bë as OKB, as MKTH. Ishte një zhgënjim për neve si banorë premtimi i kryetarit të BDI-së. Jo që nuk na zhgënjyer edhe më herët, por kësaj radhe premtimi ishte shumë konkret: Do ta kemi kryeministrin shqiptar, kurse Reçica do të bëhet e famshme. Gjithë shqiptarët janë të zhgënjyer njëfish, ne të Reçicës së Vogël dhjetëfish. As kryeministër as famë. Na e humbën edhe famën që e kishim si fshat, me UT-në e me rektorin legjendar Fadil Sulejmani.
Me një fjalë BDI e zhgënjeu Reçicën, që i premtoi famë kontinentale e interkontinentale, e tani ia humbën tërë famën duke vrapuar pas Zaevit e Mickovskit, pas Bilall Kasamit e Fadil Zendelit. Sa në atë qosh, e sa në tjetrin qosh. Ne mendonim se do ta bëjnë Reçicën si Nju Jorku, ku është selia e OKB-së, e ata të gjorët tani festojnë kur takohen me Bilall Kasamin. Bravos për Bilalln, turp për integrsitat.
Na turpëruan edhe më shumë fshatin ton të famshëm, sepse tani kur (me nder me thanë) nuk kanë b*thë të realizojnë rrenat e tyre, mundohen fajtorin ta kërkojnë herë te Zijadin Sela, e herë te Afrim Gashi. Si ai personi që kish dashur të hyjë dhëndër me “alet” të huaj, edhe këta llogaritë i pakan bë duke shpresuar tek “aleti” i huaj.
Vërtet doli fjala “pula e uritur, sheh ëndrra”.
Turp u qoftë atyre, e do i kisha lutur që në të ardhmen mos e përmendin fare Reçicën, se boll i kemi duruar. E juve lexues të portaleve u kërkoj falje për fjalorin, sepse me vërtetë më kanë nxjerr keq prej takti këta gënjeshtarët. (Anonim vu lutem)