Reali në finalen e Superkupës së Spanjës

Real Madrid mundi 1-3 skuadrën e Valencias në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës. “Galaktikët” dhuruan një ndeshje spektakolare, ku golat u realizuan nga treshja e mesfushës Kros-Isko-Modric.

Fillimisht ishte Toni Kros që shënoi direkt nga një goditje këndi. Gjermani shfrytëzoi maksimalisht daljen e gabuar të portierit kundërshtar, duke i lënë të shtangur të gjithë.

Në fraksionin e parë ishte Isko ai që dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë skena ishte për Luka Modricc, që shpiku një gol mjaft të bukur. Në minuta e fundit të ndeshjes kishte vend dhe për golin e nderit për skuadrën e Valencias.

Parejo nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke kristalizuar rezultatin përfundimtar.

Zinedin Zidan edhe një herë tjetër tregoi se skuadra i përgjigjet mjaft mirë dhe se ekipi i tij është në rrugën e duhur për tu kthyer në nivelet më të larta të futbollit botëror.

Real Madrid pret që të njohë sot kundërshtarin që do të ketë përballë, me Barcelonën dhe Atletioko Madrid që do të diskutojnë sonte biletën për në finale.