Real nuk do të mund ta blejë Hakimin, në rast të transferit të tij në Inter

Publikohen disa hollësira për transferin eventual të mbrojtësit së Real Madridit, Ashraf Hakimi në Inter, transmeton
“Futball Italia”.
Sipas burimit, klubi madrilen nuk do të mund ta blejë marokienin 21-vjeçar në rast të transferit në klubin italian. Pritet që Hakimi të transferohet në Inter për 40 milinë euro dhe do të merr rrogë prej pesë milionë euro në vit. Këtë sezon Hakimi ka luajtur 43 ndeshje në të gjtiha garat, ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 10 asistime. Portali transfermarket.com e vlerëson marokienin në 54 milionë euro. /MIA