Është vetëm muaji mars, por Real Madridi duket se ka vendosur tashmë për transferimin e parë të verës. Sipas Diario AS, Los Blancos kanë zgjedhur të rikontraktojnë Miguel Gutierrez.
I dalë nga akademia Castilla, lojtari aktualisht ndodhet në Girona, pasi u largua nga kryeqyteti për te katalanasit në vitin 2022 për një tarifë modeste prej katër milionë eurosh.
Në vetëm dy vite, ai është vendosur si një mbrojtës i majtë fillestar, duke i bindur bardhezinjtë që ta rikthejnë në “Santiago Bernabeu”.




