Real Madridi rinovon kontratën me shqiptaren e Kosovës

Kosovare Asllani ka vazhduar kontratën me Real Madridin.

Futbollistja më e mirë e sezonit të kaluar te mbretërit, ka rinovuar deri në vitin 2022.

Njoftimi erdhi përmes faqes zyrtare të klubit madrilen.

“Ne kemi rënë dakord për ta zgjatur kontratën me Kosovare Asllani deri në vitin 2022”, shkruhet në njoftimin e klubit.