Real Madridi rikthehen në stërvitje nesër

Real Madridi rikthehet nesër në stërvitje.
Klubi mbretëror do të rikthehen në aksion ditën e nesërme, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit zyrtar të tyre, Real Madridi do të fillojë nesër sezonin para-sezonal 2023/2024.

Ekipi do të kthehet në punë për seancën e pasdites.

Në mëngjes lojtarët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore.

Kujtojmë që ndeshjet parasezonale klubi madrilenë i zhvillon në Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Ata përballen me Milanin më 23 korrik, Man United më 26, tre ditë më vonë ndaj Barcelonës, teksa me dy gusht ndaj Juventusit.