Real Madridi ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm, përcjell lajmi.net.
Fanellat e reja të prezantuara sot (e mërkurë) do të përdoren nga “mbretërit” për ndeshjet si vendas.
Ngjyra e bardhë tradicionale si zakonisht dominon fanellën e parë të Los Blancos.
Fanella është dizajnuar në detaje ndërsa përmban edhe disa vija me ngjyrë ari.
Kjo fanellë është dizajnuar nga kompania e madhe Adidas.
Fanella e re e 14 herë kampionëve të Evropës është prezantuar nga disa prej futbollistëve si Militao, Kroos, Valverde, Mendy dhe Vazquez.




