Real Madridi fiton minimalisht ndaj Betisit

Real Madridi i është rikthyer fitoreve pas barazimit 3:3 ndaj Levantes javën e kaluar.

“Los Blancos” triumfuan minimalisht 0:1 ndaj Real Betisit në ndeshjen e zhvilluar në “Estadio Benito Villamarín”.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 61-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Ishte Dani Carvajal i cili me një vollej goditje realizoi në portën vendase dhe i dha ekipit të Ancelottit një fitore tjetër.

Me këtë triumf, Real Madridi merr primatin në tabelë me shtatë pikë pas tri ndeshjeve.

Në anën tjetër, Betis bie në vendin e 14-të me dy pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/