Real Madridi duan shërbimet e yllit të Milanit, Rafael Leao.
Thuhet se Real Madrid e identifikon Leaon si pasardhës të mundshëm të asit aktual Karim Benzema, megjithatë, ata nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 150 milionë euro, të cilën ata e konsiderojnë shumë të lartë.
Sipas ‘Calciomercato’, Real Madrid do të bëjë një lëvizje për yllin portugez Rafael Leao vetëm nëse ai nuk rinovon kontratën me Milanin dhe është një agjent i lirë në 2024, përcjell lajmi.net.
Ylli portugez tash e sa kohë është në bisedime me ‘Rossoneri’ për të vazhduar kontratën, por ende nuk kanë dalë në një konkluzion.