Real Madridi do të nënshkruajë me një sulmues rezervë sezonin e ardhshëm

Real Madridi janë në kërkim të një sulmuesi.
Sipas ‘AS’, Real Madridi do të kërkojë të nënshkruajë me një sulmues rezervë verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Gjigantët spanjollë kanë nënshkruar një kontratë me Endrick, por ylli brazilian nuk do të arrijë para vitit 2024.

Dhe klubit do t’i duhet një zëvendësues për Karim Benzema.

‘Los Blancos’ aktualisht kanë Mariano Diaz në listën e tyre, por ata nuk do ta zgjasin kontratën e tij pas verës pasi kërkojnë një zëvendësues afatshkurtër para ardhjes së Endrick.

Mbetet të shihet se cili sulmues do të zbresë në ‘Santiago Bernabeu’.