Real Madrid vihet në kontakt me pasuesin e Zidanes

‘Los Blancos’ kanë qenë në kontakt me argjentinasin, për t’ia besuar skuadrën në rast largimi të Zinedine Zidane, raportojnë mediet në Spanjë.

Presioni në trajnerin francez është rritur këtë javë, pasi skuadra e tij është mposhtur nga Shakhtar, në Ligën e Kampionëve.

Në rast dështimi për të kaluar fazën e grupeve, Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid.

Pochettino, i papunë që pas largimit nga Tottenham, është një top kandidat për të marrë drejtimin e Real Madrid, me bisedimet që janë duke u zhvilluar.