Real Madrid sfidon Arsenalin për talentin Adeyemi

Real Madridi është futur në garë për të nënshkruar me Karim Adeyemi.

Sipas asaj që bën të ditur Goal.com, Red Bull Salzburg ka refuzuar një ofertë nga Dortmundi që kapte vlerën e 45 milionë eurove, çka do i shtyjë madrilienët të paguajnë më shumë.

El Confidencial thekson se Real Madrid është gati që ta kalojë këtë ofertë, por do të hasë në konkurencën e dy skuadrave të tjera, Arsenal dhe Leipzig.