Raheem Sterling mund të jetë lëvizja e madhe e Real Madrid gjatë kësaj vere.
Skuadra ‘Los Blancos’ është kapur në befasi nga vendimi i Kylian Mbappe për të qëndruar te PSG dhe duhet të mendojë diçka tjetër për merkaton.
Raportime të ‘Dailystar’ bëjnë të ditur se Real Madrid duan shërbimet e Raheem Sterling, transmeton lajmi.net.
‘Los Blancos’ pritet të testojnë Cityn me një ofertë gjatë kësaj vere.
Thuhet se Real Madrid janë gati të bëjnë një ofertë prej 50 milionë funteve për kartonin e anglezit.
Sterling dhe Rafael Leao shihen si alternativat për Kylian Mbappe. Për Leao, Milan kërkon 150 milionë euro.