Real Madrid nuk janë të interesuar në Pogba, edhe nëse mund ta transferojnë me parametra zero

‘Los Blancos’ lidheshin me një transferim të mundshëm të Paul Pogba tash e disa vite, por situata duket se ka ndryshuar së fundmi.

‘Marca’ raporton se Real Madrid nuk janë më të interesuar për shërbimet e Paul Pogba, transmeton lajmi.net.

Klubi nuk dëshiron të nënshkruajë me francezin edhe nëse ai do të jetë lojtar i lirë.

Madrilenët për mesfushën tashmë kanë transferuar një tjetër francez, Camavinga. /