Real Madrid nuk e mbanë Areolan – portieri do të kthehet në Paris

Real Madrid ka gati vendimin mbi Alphonse Areola.

Portieri i Paris Saint Germain, Areola, luajti këtë sezon me skuadrën e Real Madrid, si i huazuar.

Paraqitjet e portierit francez nuk kanë bindur drejtuesit e Real Madrid, të cilët nuk do ta blejnë kartonin e tij.

‘AS’ raporton se ‘Los Blancos’ do ta kthejnë portierin në Paris, gjatë merkatos së verës.

NË vend të tij, Andriy Lunin, i cili ka shkëlqyer në huazimin te Oviedo, do të jetë opsioni i dytë, pas Thibaut Courtois.