Skuadrës spanjolle Real Madrid, i është shuar interesimi për ta përvetësuar yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
Sipas Marca, francezi e ka refuzuar një mundësi të verës për të nënshkruar marrëveshje me skuadrën spanjolle, por është raportuar se tani atij i vjen keq për atë vendim dhe dëshiron një mundësi tjetër në janar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Madritit tani i ka humbur interesimi për Mbappe dhe në vend të kësaj ajo do të presë deri në vitin 2024 për ta përvetësuar futbollistin Erling Haaland nga Manchester City.




