Teksa shtete të ndryshme kanë kritikuar Izraelin për konfliktin me palestinezët, nga Qeveria e Kosovës saktësisht nga Ministria e Punëve të Jashtme i dolën në mbrojtje Izraelit.
Nga MPJ përmes një publikimi në Twitter u tha se si çdo shtet edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër dy mijë raketave të qëlluara mbi civilët nga Hamasi.
“Si çdo shtet # Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie.
Duhet përkujtuar që së fundi në Prishtinë u mbajt edhe një marsh nga qytetarë të shumtë, në përkrahje të Palestinës dhe zhvillimeve të fundit atje.
Qytetarët madje në pankartat e tyre ndër të tjerash patën mbishkrime të tilla si “Liria e Kosovës nuk është e plotë pa lirinë e Palestinës”./Lajmi.net/