Reagon Komisioni i Historianëve të Maqedonisë: Partitë politike mos ta manipulojnë publikun me informacione historike të paverifikuara

Ekipi maqedonas në komisionin e ekspertëve për çështje historiko-arsimore, sot përmes një komunikate për media, sqaron se Komisioni asnjëherë nuk ka diskutuar dhe harmonizuar draft tekstet e dorëzuara në qeveri për ndryshimin e emrave në monumente, përmendore apo kështjella.

Përveç kësaj, ata paraqesim për mediat dhe tekstin e plotë të ekipit të historianëve për çështje historike dhe arsimore:

Përsëri, si gjithmonë kur marrëdhëniet politike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë përkeqësohen ose po përballen me një sfidë të madhe për tu kapërcyer, puna e Komisionit dhe anëtarëve nga pala e Maqedonisë trajtohet si objekt abuzimi, madje nga të dyja vendet, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, poashtu dhe nga mediat joprofesionale që merren me raportime të pabaza.

Për shkak të sasisë së madhe të dezinformatave dhe gënjeshtrave të shpërndara në opinion gjatë ditëve të fundit, ju njoftojmë se:

1. Komisioni asnjëherë nuk ka diskutuar dhe harmonizuar draft tekstet e dorëzuara në qeveri mënyrën se si të shkruhen monumentet memoriale, përmendoret apo kështjellat, siç thuhet në tekstin manipulues të portalit BGNES të cilin pothuajse të gjitha mediat në jug të Maqedonisë e kanë transmetuar pa kërkuar informacion zyrtarë. Është gjithashtu jashtëzakonisht e papërgjegjshme që ky informacion i paverifikuar dhe i pasaktë në lidhje me qëllimin dhe përmbajtjen e teksteve të miratuara për përkujtim të përbashkët nga Komisioni të përdoret nga përfaqësuesit e partive politike dhe pushtetarët për të mbledhur pikë politike dhe për të krijuar një imazh të tyre si mbrojtës të kombit. Interesa në kurriz të Komisionit i cili dyshohet se ka vepruar në fshehtësi pa dijeninë e tyre! Sidomos kur publiku është i informuar rregullisht për punën tonë dhe po ata politikanë janë pjesë e qeverisë mund të kenë akses në të gjitha rekomandimet e miratuara të Komisionit në lidhje me festimet e përbashkëta dhe tekstet e historisë.

2.Komisioni maqedonas asnjëherë nuk ka pranuar dhe as nuk do të pranojë të jetë mjet i politikës apo të punojë sipas udhëzimeve politike, që do ta kthejë atë në një organ politik për censurë, dhe jo në një organ ekspert që synon të ndihmojë në tejkalimin e mosmarrëveshjeve, nuk lejojmë që e kaluara të keqpërdoret për qëllime politike. Komisioni është themeluar në bazë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe miqësi, por puna e tij zhvillohet sipas Rregullores që të dyja palët e miratuan bashkërisht në Mbledhjen e Parë të Komisionit në vitin 2018 dhe e cila nuk përmban asnjë element apo pikë që Komisioni do të kthehej në një organ që përcakton “të vërtetën historike”. Prandaj duam të theksojmë se çdo detyrim apo nënshtrim ndaj nevojave politike të njërës apo tjetrës qeveri apo parti politike do të thotë fundi i ekzistencës së Komisionit.

3. Është e nevojshme sjellja profesionale dhe e përgjegjshme e të gjithë akterëve në jetën shoqërore dhe politike për të mos manipuluar me ndjenjat e qytetarëve, për të mos nxitur pasiguri dhe më e rëndësishmja për të mos nxitur përçarje brenda shoqërisë, por edhe në mesin e popullit. Patriotizmi nuk është dhe nuk duhet të jetë mjet për arritjen e qëllimeve personale dhe ndërtimin e karrierave personale politike që në historinë tonë të shkurtër të pavarësisë nuk kanë shërbyer gjë tjetër veçse një mjet për të përfituar metarialisht për qëllime personale.

Në fund i bëjmë thirrje diplomacisë së Maqedonisë dhe figurave politike, që të kontrollojë çështjet që kanë të bëjnë me punën e komisionit, ndërsa për pyetjet lidhur me rolin e Komisionit në protokollet e reja të mundshme ndërmjet dy vendeve do të deklarojmë nëse ato do të miratohen zyrtarisht nga qeveritë e dy vendeve.