Shyhrete Gosalci, ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës të njohur si Cali nga Gjykata Speciale.
Gosalci që ka qenë e martuar me Calin ka thënë tutje se “nuk ishte rastësi arrestimi i tij dhe dënimi kapital, e gjithë kjo odisejad e servirur nga Serbia duke pas për bazë se Cali ishte ndër figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Ky është shkrimi i saj i plotë:
Komandant Cali Hero i gjallë në historinë e re të Kombit Shqiptarë. Si bashkëveprimtare si dhe bashkëluftëtare kaluam për afër dy dekada së bashku dhe lufta çlirimtare e Kosovës do të mbetet e shenjtë dhe e paprekur, ne si të rinj u angazhuam fillimisht në lëvizjet ilegale të kohës, në Lëvizjen Popullore të Kosovës me prijësin Afrim Zhitia e duke vazhdu në Lëvizjen Kombëtare për çlirimin e Kosovës me bashkatdhetarin e Heroin Kombetar, Bahri Fazliun ,ne bëmë një betim deri në çlirim te vendit, Cali ka dhënë një kontribut kolosal në shumë periudha kohore dhe nuk ishte rastësi që aj mori detyrën Komandant i kryeqytetit të Kosovës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ne aspektin kohor që ne flasim puna e tij është e pamatshme, këtë do ja lëmë historisë ndriçimin e veprës shumëdimensionale të Calit.
Nuk ishte rastësi arrestimi i tij dhe dënimi kapital, e gjithë kjo odisejad e servirur nga Serbia duke pas për bazë se Cali ishte ndër figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.