Reagon Biden pas sulmit rus në Ukrainë: Sigurojmë përgjigje të fortë

Presidenti amerikan Joe Biden dënoi një “sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse” në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje pas shpërthimeve në Ukrainë.

“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë një humbje katastrofike të jetës dhe vuajtje njerëzore,” tha Biden. “Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe vendimtare.