Kampanja e Jude Bellingham në Euro 2024 përfundoi me zemër të thyer pasi Anglia u mposht me rezultat 2-1 ndaj Spanjës në finale.
Bellingham ishte njëri prej atyre lojtarëve të Anglisë që luftuan deri në minutën e fundit në ‘Olympiastadion’. Sidoqoftë, ‘Tre Luanët’ u mposhtën me një gol të Mikel Oyarzabal në minutat e fundit.
Ylli i Real Madridit u vërejt i zhgënjyer me rezultatin dhe u pa duke lënë fushën me një frustrim të madh madje duke shkelmuar shishet e ujit.
Në një prononcim për mediat pas humbjes, Bellingham shprehu mendimin e tij, duke e quajtur atë një ‘rezultat zemërthyes’.
“Ne nuk deshëm asgjë përveçse të bëjmë më shumë histori dhe t’i bëjmë njerëzit e Anglisë krenar, por nuk ia dolëm. Do ta analizojmë këtë, është një grup i ri”, ka thënë Bellingham.
“Është zhgënjyese sepse ne duhet të bëjmë më shumë, por janë disa gjëra që mund të nxjerrim nga kjo”.