Reagon Alesja e Për’puthen, pasi Albit i dolën fotot me një femër tjetër

Albi dhe Alesja janë dy nga konkurrentët mjaft të komentuar nga Për’puthen 3.

Albi ishte deklaruar për Alesjan por e gjitha siç paska qenë një skenar i zakonshëm siç jemi mësuar tani nga Për’puthen.

Së fundmi në mediat rozë kanë qarkulluar disa imazhe të Albit me një vajzë tjetër, fytyra e të cilës është fshehur.

Nga ana tjetër, Alesja ka reaguar për herë të parë për këtë situatë mbrëmë në “Përputhen”.

“Jam gjykuar tani po e vërteta ka dalë në fund sepse ai kishte një tjetër, ka qenë i lidhur gjatë kohës që ai ka qenë në emision, sepse kanë dalë fotot. Është përhapur nëpër portale, kanë dalë fotot e atij, dy ditë para deklarimit. Unë nuk po akuzoj dikë po po them atë që kam parë, siç ai flet çdo gjë nëpër intervista gjëra të tjera dhe unë kam të drejtën time të them që ai djal ka qenë i lidhur këtu në emision ndërkohë që ka bërë deklarimin për mua dhe çdo gjë tjetër”, është shprehur ajo.