Iniciuesi i protestës së studentëve, Mevlan Ademi, ka reaguar pas vendosjes së disa mbishkrimeve gjatë natës në Shkup, të cilat, sipas tij, janë bërë në emër të studentëve dhe me përmbajtje politike.
Ademi ka distancuar qartë organizatorët nga këto veprime, duke theksuar se protestat e studentëve nuk duhet të keqpërdoren për agjenda partiake.
“Mos nxirrni banerë në emrin tonë! Mos e politizoni çështjen! Nëse mundeni, jepni zgjidhje – nëse jo, ejani në protestë!”, ka deklaruar ai.
Edhe dje, organizatorët e protestës apeluan të mos politizohet kërkesa e tyre, ndërsa shtuan se çdo përpjekje për ta devijuar kauzën studentore drejt përplasjeve politike, dëmton thelbin e kërkesave dhe unitetin e studentëve.
Ndryshe, mbrëmë vonë, në Shkup afër Çarshisë, deri tani nga persona të panjohur, janë vënë mbishkrime në emër të studentëve, ndësa sulmohet BDI. (koha.mk)





