Reagimi i të huajve për këngën “Shaj” të Arilena Arës

Arilena Ara u shpall fituese e edicionit të 58-të të “Festivalit të Këngës”.

Çmimi i parë u përcoll me polemika të mëdha, ‘zhurma’ më e madhe ishte bërë rreth votimit të jurisë.

Së fundi, Arilena përmes një postimi në Instagram, ka treguar reagimet e të huajve kur dëgjuan këngën “Shaj”.

Bazuar në ato video, shihet se të huajt e kanë pëlqyer shumë këngën e saj, me të cilën do të garojë në “Eurovision”.

“Ju dua shumë të gjithëve. Jam mirënjohëse. Zoti ju bekoftë”, shkruan Arilena sipër videove.