Reagimi i Gold AG pas konfirmimit të aktakuzës për Rexhep Selimin: Krenar me ty vëlla

Gjykata Speciale ia ka konfirmuar aktakuzën edhe ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, deputeti i LVV-së theksoi se nesër do niset në Hagë dhe do të kthehet kokë lartë, duke shtuar se ideali i UÇK-së është mbi të dhe mbi këdo tjetër.

Reagimet ishin të shumta e nuk kishte se si të mungonte ai i reperit Arian Agushi-Gold AG i cili Selimin e ka edhe mik.

Goldi zgjodhi llogarinë e tij në Instagram për ta publikuar një foto me të, imazh pranë të cilit ka treguar se ndihet krenar me Rexhep Selimin.

“Toka jonë e djegur po lahet me gjak. Ty ta falim jetën e na duket pak. Krenar me ty vëlla”, ka shkruar ndër të tjera ai./Lajmi.net/