Reagimi i Erdogan pas tërmetit: Mos besoni në propagandë, unë jam shërbëtori juaj

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë lindore ka shkuar në 36, derisa po vazhdojnë përpjekjet e shpëtimit. Tërmeti me madhësi 6.8 ballë ndodhi të premten, me epiqendrën e tij në qytetin e vogël të Sivrice. Ky tërmet preku qytetet pranë dhe u ndje edhe në vendet fqinje.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan premtoi se agjencia e strehimit në Turqi ”do bëjë gjithçka që është e nevojshme dhe të sigurohet se askush nuk ka mbetur pa shtëpi.” Ai mori pjesë në funeralin e një gruaje dhe djalit të saj, më vonë vizitoi Malatya.

Erdogan paralajmëroi njerëzit që të mos përhapnin panik duke thënë se vendi ishte i papërgatitur për tërmetet.

”Mos dëgjoni thashethemet; mos dëgjoni propagandat negative, dhe dijeni që ne jemi shërbëtorët tuaj”, tha ai.

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se operacioni i shpëtimit ishte përfunduar kryesisht, megjithëse ekipet e urgjencës kishin lokalizuar gjashtë persona ende të bllokuar nën rrënoja. Punëtorët e urgjencës dhe forcat e sigurisë shpërndanë tenda, shtretër dhe batanije pasi temperaturat gjatë natës ranë në zonat e prekura.