Reagimi epik i Gold Ag pas prezantimit të banorëve të “BBVK”

Mbrëmjen e kaluar ka filluar spektakli më i madh i organizuar ndonjëherë në Kosovë, “Big Brother VIP Kosova”.

Para publikut u prezantuan plotë 15 banorë, shkruan lajmi.net.

E pas prezantimit të tyre, disa nga ata nisën të komentohen në rrjete sociale.

Një reagim pati edhe këngëtari i njohur shqiptar, Gold Ag.

Ai ka publikuar një foto të zbrazët ku ka vendosur një emoji duke vjellur.

Ky nuk ishte një reagim direkt, por komente të shumta mori në postim.