As kërkesat e as masat e prijësit të serbëve në Serbi, nuk pinë ujë tek liderët shtetëror të Kosovës. Madje për presidenten Vjosa Osmani, deklarimet e homologut të saj Alleksander Vuqiq, cakun e kanë diku tjetër, raporton Klan Kosova.
Ajo bile rikujtoi se ka qenë vetë Vuçiqi që i pat detyruar serbët e Kosovës që t’i braktisin institucionet e kosovare.
Me të njëjtën gjuhë, paraprakisht gjatë së martës foli edhe kryeministri Albin Kurti.
Reagimet e lidershipit kosovar vijnë katër ditë pasi presidenti serb paraqiti 7 kushte për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare, pa e përfshirë edhe opsionin ushtarak të okupimit të një pjese të shtetit që nuk e njeh si të tillë. /Klankosova.tv