I menjëhershëm ka qenë reagimi i profesor Jeton Shasivarit ndaj paraqitjes së Sekretarit te pergjithshem te BDI-se Arbër Ademi: Ja reagimi i prof Shasivarit:
“Eshtë sa qesharake, aq edhe dëshpëruese të shohësh Arbër Ademin duke predikuar moral kombëtar dhe integritet profesional. Një zë që vjen nga rreshtat e atyre që rrugëtimin e tyre politik e nisën me premtime për ideale e të drejta kombëtare, por e përfunduan duke u rreshtuar pas milionave të “Soravias”.
Kur njerëzit e dëshpëruar humbin pushtetin, ata humbin edhe arsyen. Sulmet e ulëta janë thjesht një përpjekje e dështuar për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet e juaja historike. Ju flisni për “kërmij politikë” dhe zvarritje për kolltukë?! Ky është një përshkrim perfekt autokritik për ata që, për dy dekada rresht, pozitat ministrore dhe institucionale nuk i panë kurrë si mision, por si çifligje personale dhe mundësi për pasurim të shpejtë. Historia kombëtare, në fakt, nuk do t’i harrojë ata që ndërruan dinjitetin e kombit me muret e qendrave tregtare.
Ju ka mbetur vetëm llomotitja e humbësit, sepse argumenti juaj ka rënë bashkë me pushtetin tuaj të korruptuar.
Kërmijtë politikë janë ata që lënë pas gjurmë korrupsioni, jo ata që lënë pas vepra dhe ligje në shërbim të popullit shqiptar”.





